Grupi i deputetëve të OBRM-PDUKM-së-së sot realizoi takime me tre deputetë, kryetarë të partive politike – RDM, Partinë Demokratike të Turqve – TDP dhe Palën Serbe në Maqedoni, ku është biseduar për modelin zgjedhor, ku u konstatua se partia ka dy qëndrime të përbashkëta me këto dy subjekte politike.

Këtë sot e bëri të ditur deputeti i OBRM-PDUKM-së-së, Antonio Milloshoski, i cili theksoi se ligji i propozuar për një njësi zgjedhore ende ndodhet, siç tha “në sirtarin e spikerit Talat Xhaferi”, dhe konsideron se është mirë ai të hyjë në procedurë dhe të vijë në debat të komisionit që të mundet secili ta shprehë mendimin e vet.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, Milloshoski theksoi se nga LSDM-ja pesë vitet e fundit kanë dëgjuar se mbështet një njësi zgjedhore dhe këtë e konsiderojnë të “absolvuar”.

Nga LSDM akuzojnë OBRM-PDUKM-në se po mashtron me propozimin për shkak se pikërisht kjo parti ka bllokuar ndryshimet ne Kodin Zgjedhor në vitin 2020 ku u propozua një njësi zgjedhore./Telgrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Milloshoski: Propozim ligji për një njësi zgjedhore të hyjë në procedurë parlamentare appeared first on Telegrafi.