Milloshoski: OBRM-PDUKM e vazhdon nismën e mbledhjes së nënshkrimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, sot tha se do të vazhdojnë me mbledhjen e nënshkrimeve, për anulimin e Ligjit për Regjistrimin e Popullsisë.

Ai deklaroi se pushteti e ka politizuar regjistrimin në dy aspekte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Së pari, vetë përfaqësuesit e qeverisë filluan të bënin oferta për përqindje dhe sa përqind duhet të ishte që regjistrimi të njihej ose të mos njihej dhe së dyti, ne pamë që qeveria, me direktivën e Zaevit, hodhi poshtë iniciativën qytetare të OBRM-PDUKM-së për të mbledhur nënshkrime për anulimin ligjit jo-evropian”, tha Milloshoski.

Ai shtoi se këtë nismë do ta vazhdojnë në dy mënyra.

Advertisement

“Njëra mënyrë është ajo e propozimit të ligjit përmes deputetëve. Dhe mënyra legjitime përmes pengimit të ligjit përmes shumë nënshkrimeve nga ana e qytetarëve të cilët janë bartës të sovranitetit të shtetit. Vlerësojmë se ligjvënësi nuk do të ketë të drejtë të refuzojë asnjë nënshkrim të qytetarëve që do të jetë në mbështetje të ligjit për regjistrim evropian”, tha Antonio Milloshoski.

The post Milloshoski: OBRM-PDUKM e vazhdon nismën e mbledhjes së nënshkrimeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy