Deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski thotë se për pjesëmarrjen e partisë së tij në një koalicion të mundshëm të gjerë qeveritar, qëllimi do të jetë lufta kundër korrupsionit.
“Nëse do të ndodhte një lëvizje e tillë, një projeksion i një qeverie më të gjerë, OBRM-PDUKM nuk e ka ndërmend të jetë një plotësues. Nëse hyn në një qeveri të tillë, synimi është të luftosh korrupsionin dhe krimin.
Nëse në një qeveri të tillë është OBRM-PDUKM, do të publikohet marrëveshja me “Bechtel dhe Enka”, p.sh. është e palogjikshme që një parti opozitare të hyjë në një qeveri të tillë dhe të mos luftojë korrupsionin dhe krimin.
Mendoj se Kovaçevski më mirë të heqë dorë nga “Pixel Group”, për punët e tij kujdeset BDI dhe për këtë nuk ka ndërmend të heqë dorë nga BDI”, ka theksuar Milloshoski për “TV Alfa”./Telegrafi/
The post Milloshoski: Nëse OBRM-PDUKM hyn në qeveri do të publikojë marrëveshjen për ndërtimin e korridoreve appeared first on Telegrafi.