Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime ka konfirmuar nënkryetarët e Kuvendit. Me propozim të OBRM-PDUKM-së nënkryetar do të jetë Antonio Milloshoski, nga LSDM Jovan Mitreski dhe nga ZNAM Vesna Bendevska.

Në seancën e sotme të Komisionit kanë kaluar edhe propozimet për ekipimin e komisioneve tjera kuvendare.

Komisioni për Çështje Zgjedhore dhe Emërime po e mban seancën e dytë.

Në rend të ditës janë përcaktimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, shqyrtimi i kërkesave për realizimin e pagave pas përfundimit të detyrës së deputetit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për realizimin e pagesës së largimit me pension nga ish-deputetët, si dhe kërkesën për pagë pas përfundimit të detyrës si anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Milloshoski, Mitreski dhe Bendevska janë nënkryetarët e ri të Kuvendit appeared first on Telegrafi.