Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski përmes një konference për shtyp deklaroi se për OBRM-PDUKM-në si pari më e madhe opozitare datë e pranueshme për zgjedhje është 15 korriku por me plotësimin e dy kushteve.

“Nëse vendoset misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR deri atëherë dhe vendosen protokolle serioze shëndetësore për fushatën e zgjedhjeve dhe ditën e zgjedhjeve, OBRM-PDUKM do të marrë pjesë në zgjedhje më 15 korrik”, tha Milloshoski.

Ai tha se tani radhën e ka LSDM të vendos dhe të informoj nëse për ato është i pranueshëm kjo datë me këto dy kushte.

Dje lideri i opozitës OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski deklaroi se datat 5 dhe 8 korriku nuk janë të pranueshme për zgjedhje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Milloshoski: 15 korriku është datë e pranueshme për zgjedhje, por me dy kushte appeared first on Telegrafi.