Milloshoshki: Është hequr Propozim-ligji për digjitalizimin e librave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski sot tha se Propozim-ligji për digjitalizimin e arsimit është tërhequr nga procedura kuvendare.

“Pas gjithë reagimeve në opinion, nga procedura kuvendare dje është hequr Propozim-ligji për librat dhe materialet tjera në arsim fillor dhe të mesëm”, u shpreh Milloshoshki.

Ndryshe, ky ligj parasheh libra digjital në vend të librave të shtypur, ndërsa sipas ministrisë, bëhet fjalë për reformë që vitin e ardhshëm duhet të fillojë për nxënësit nga klasa e katërt.

“MASH rikujton se viti mësimor është me model të kombinuar të materialit për mësimi, i cili do të zbatohet në mënyrë të kombinuar në vitit e ardhshme. Kjo zgjidhje nuk parasheh librin digjital të jetë opsioni i vetëm për nxënësit. Nga klasa e parë deri në klasën e tretë nxënësit do të vazhdojë të përdorin libra, ndërsa nxënësit nga klasa e katërt prioritet do të ketë librat digjital. Lektyrat mbeten në version të shtypur”, thanë dje nga nga MASH./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Milloshoshki: Është hequr Propozim-ligji për digjitalizimin e librave appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy