Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme në Bullgari, Nikolai Millkov, mendon se ka forca që me rezistencë të fortë paraqesin një dilemë të rreme – anëtarësimi evropian apo identiteti ndaj Maqedonisë së Veriut.
Ai pretendon se kjo është e pasaktë dhe se përpara se të hyjë në BE, çdo vend duhet të ndahet nga paradigmat e rreme në procesin historik.
Për mediat bullgare ai sqaroi se tashmë është mundësia që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria ti tejkalojnë dallimet dhe të zgjidhin çështjet që i kanë penalizuar ndër vite.
Millkov shtoi se Maqedonia duhet të kujdeset për bullgarët që të mos diskriminohet ashtu siç ka ndodhur në shumë raste dhe se përparimin e kësaj çështje Bullgaria po e ndjek me shumë vëmendje.
Ai bëri të ditur se po ndjekin nga afër hetimet e Prokurorisë për qendrën “Ivan Mihailov” dhe shoqatën “Car Boris”.
The post Millkov: Tani është mundësia që Bullgaria dhe Maqedonia t’i zgjidhin çështjet që i kanë penalizuar me dekada appeared first on Telegrafi.