Milikije Halimi, ish-kryetarja e Komunës së Haraçinës nga radhët e LSDM-së, është emëruar drejtoreshë e përgjithshme e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Aeroportet e RMV-së”.

Halimi zë vendin e Trajçe Angelovski, tani ish drejtor. Vendimi është marrë në Këshillin Mbikëqyrës të kompanisë më 25 tetor. Kjo kompani menaxhon pronën e dy aeroporteve të vendit, në pjesën që nuk është nën koncesionin e TAV Maqedoni.

Halimi një vit më parë u punësua në Drejtorinë Doganore si inspektore për hetime për luftimin e krimit ekonomik.

The post Milikije Halimi emërohet drejtoreshë në “Aeroportet e RMV-së” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";