“Koalicioni me LSDM është i qëndrueshëm. Qeveria ka stabilitet politik dhe ne të gjithë jemi të përkushtuar ndaj reformave”, tha Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski.
Sipas tij, kjo qeveri ka pak më shumë se 100 ditë dhe nuk është serioze të mbahen zgjedhje çdo 100 ditë derisa dikush të fitojë.
“Ne kemi zgjedhjet e ardhshme lokale, ku qytetarët do të vlerësojnë se sa të kënaqur janë me këtë qeveri. Nëse opozita fiton më shumë vota, atëherë është e drejta e tyre legjitime të kërkojnë që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të organizohen sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Milevski./Telegrafi/
The post Milevski: Qeveria është stabile, nuk është serioze të organizohen zgjedhje çdo 100 ditë appeared first on Telegrafi.
Advertisement