Me rastin e Ditës së planetit Tokë, 22 prilli dhe në kuadër të programit “Praktika e mirë bujqësore”, sot në Krushevë ishin mbjellë 12.500 fidanë.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski i cili mori pjesë në aksion, porositi se nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve.
Dita e planetit Tokë është e rëndësishme për të gjithë ne, sepse veçanërisht gjatë pandemisë kompetentët konfirmuan shumë parregullsi me prerjen e pyjeve. Do të doja tu bëj thirrje se nuk duhet t’i bëjmë dëm pyllit, drunjtë janë mushkëritë e bardha për secilin prej neve. Ky akt simbolik sot duhet të jetë shembull veçanërisht për autoritetet lokale dhe ato duhet t’i nxisin qytetarët që të kujdesen për planetin tokë”, theksoi Milevski.
Ai përkujtoi edhe se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale çdo vit realizon projekte të cilat direkt ndikojnë në zbutjen e ndryshimeve klimatike në vend.
Në aksionin për pyllëzimin të përmendorja “Sliva” morën pjesë edhe kryetari i Krushevës, Tome Hristovski si dhe përfaqësues të kompanisë “Seke”, i mbështetur nga NP “Pyjet e Maqedonisë”.
The post Milevski: Nevojiten masa urgjente për prerjen e paligjshme të pyjeve appeared first on Telegrafi.