Kryetari i Partisë Liberale Demokratike, Goran Milevski dje tha se për të nuk është i pranueshëm “propozimi francez” për tejkalimin e kontestit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, ndërsa sot ka paralajmëruar se do të rishqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri.

Për PLD-në, ky propozim është i papranueshëm dhe Milevski tha se nëse pranohet do të largohen nga Qeveria.

“Së pari jemi të zhgënjyer sepse jemi nga e njëjta qeveri. Propozime të tilla duhej të komunikoheshin ndërmjet palëve. Nëse ata mendojnë se ne nuk jemi një faktor i rëndësishëm, atëherë gënjejnë. Nëse Qeveria e pranon këtë propozim, vendi im nuk do të jetë në një Qeveri të tillë. Nuk mund të ulem me njerëz që nuk e respektojnë mendimin tim. Nuk mund të pranoj që e gjithë historia që kemi mësuar në shkollën fillore dhe të mesme të ndryshojë dhe të thuhet se është e rreme, se na është imponuar nga komunistët”, tha Milevski.

Sipas tij, propozimet e Bullgarisë vendosin pikëpyetje mbi identitetin maqedonas.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Bullgaria tani dëshiron që të na imponojë një histori tjetër, për Samuelin, Kirilin dhe Metodin dhe të tjerët dhe të thotë se janë bullgarë”, tha Milevski.

Nga qeveria e Maqedonisë deklaruan se nuk kanë pranuar ende një version final të propozimit francez.

 

The post Milevski: Nëse pranohet propozimi francez, PLD do të largohet nga qeveria appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";