Në seancën e parë të Këshillit Drejtues të projektit “BE për komunat” të kryesuar nga ministri i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski u konfirmua se në tre vitet e ardhshme në komunat Veles, Radovish, Tetovë, Aerodrom, Vrapçisht, Ohri, Strumica dhe qyteti i Shkupit do të realizohen projekte të mëdha inovative me vlerë 5.5 milionë euro.

Mjetet për realizimin e projekteve janë siguruar nga Bashkimi Evropian, ndërsa bashkëfinancimi prej 15 për qind mbulohet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale me mbështetjen e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

“Falë mbështetjes nga BE-ja, zbatimi i këtyre projekteve do të sjellë një ndryshim thelbësor në cilësinë e jetës në këto komuna. Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, duke u nisur nga interesi i komunave dhe përfitimi për qytetarët, pranoi sfidën që të sigurojë bashkëfinancimin prej 15 për qind, në të cilin na ndihmoi Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, duke i dhënë kështu një mundësi komunave më të vogla të cilat vështirë se mund t’i sigurojnë këto mjete”, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Milevski, i cili theksoi dobinë e madhe të mbështetjes teknike të ofruar nga Bashkimi Evropian si garanci për realizimin e suksesshëm të projekteve.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Stephen Hudolin, theksoi se komunat kanë treguar interes të madh, me 58 aplikime për thirrjen publike./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Milevski: Fillon realizimi i projekteve inovative në 8 komuna në vend appeared first on Telegrafi.