“Nuk kam dorëzuar dhe nuk kërkoj shtyrjen e dënimit. Do të veproj siç më kërkohet nga gjykata”.

Kështu tha Zoran Milevski-Kiçeec, i cili duhet të dorëzohet në burg për të vuajtur dënimin, pasi u dënua në rastin “Haraçi”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai pritet të paraqitet në burgun në Shuto Orizare nesër ose të mërkurë, duke pasur parasysh që sot ishte ditë jo-pune.

Mileski u deklarua fajtor në fillim të gjykimit për rastin “Haraçi”, ku menjëherë u dënua me tre vjet burg.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përveç Milevskit, në të njëjtin proces, ish-prokurorja speciale Katica Janeva u dënua me shtatë vjet burg, ndërsa pronari i 1TV Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13, u dënua me nëntë vjet burg./Telegrafi/

The post Milevski: Do të paraqitem vet në burg, nuk kërkoj shtyrje të dënimit appeared first on Telegrafi.