Maqedonia është një vend me prevalencën më të lartë të diabetit në botë, si rezultat i nivelit të lartë të të gjithë faktorëve të rrezikut që e shkaktojnë atë, siç janë obeziteti, zakonet e këqija të të ngrënit dhe aktiviteti fizik i reduktuar, theksoi kryetarja Shoqata shkencore e endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë, Tatjana Milenkoviq, në konferencën e sotme për media me rastin e Ditës Botërore të Diabetit – 14 Nëntor.

Milenkoviq theksoi se pothuajse 50 për qind e popullsisë në vend jeton me peshë të shtuar trupore, ndërsa më shumë se 50 për qind janë duhanpirës me zakone të këqija të të ngrënit dhe aktivitet fizik të reduktuar.

“Diabeti, si një nga sëmundjet jo të transmetueshme, përfaqëson një pandemi të vërtetë, si në botë ashtu edhe në vendin tonë. Në Maqedoni, për fat të keq, jemi një vend me prevalencën më të lartë të diabetit në botë, për faktin se i kemi të gjithë faktorët e rrezikut që shkaktojnë diabetin, përkatësisht obezitetin. Në vendin tonë pothuajse 50 për qind e popullsisë jeton me peshë të shtuar trupore, pra me obezitet, më shumë se 50 për qind pinë duhan dhe kanë zakone të këqija të të ngrënit dhe akoma më keq me aktivitet fizik”, theksoi Milenkoviq.

Ajo theksoi se është shqetësuese se popullata e re do të zhvillojë diabetin në vitet në vijim, pasi jetojnë në obezitet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kjo gjeneratë, do të ketë jetëgjatësi më të ulët se prindërit e tyre, si pasojë e sëmundjeve jo të transmetueshme që janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë. Është shqetësues fakti që popullata e re është ajo që jeton në obezitet dhe që në vitet në vijim sigurisht që do të zhvillojë diabetin dhe jo vetëm diabetin, por edhe sëmundjet që lidhen me diabetin, nga të cilat po vdes popullata botërore dhe e jona. Këto janë sëmundje kardiovaskulare, sepse të gjitha ndajnë të njëjtët faktorë rreziku. Pra, roli ynë shoqëror, si mjekë, është të përpiqemi të rivendosim zakonet e të ushqyerit të shëndetshëm, të konsumojmë ushqim të shëndetshëm, të ndalojmë duhanin, të rrisim aktivitetin fizik, në mënyrë që të bëjmë një popullsi që do të jetojë më gjatë se prindërit. Besohet se kjo gjeneratë do të ketë jetëgjatësi më të ulët se prindërit e tyre, për shkak të këtyre sëmundjeve jo të transmetueshme, të cilat janë shkaku kryesor i vdekjeve në botë”, tha Milenkoviq.

The post Milenkoviq: Maqedonia ndër vendet me prevalencën më të lartë të diabetit në botë appeared first on Telegrafi.