Edhe ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallko e ka ndërruar adresën në Ohër, me çka për rastin “Perandoria” dënimin me burg prej tre vitesh do ta vuajë në burgun e Strugës.

“Pas njoftimit të marrë nga MPB me datën 19.07.2022, lënda me të gjitha shkresat do të kalojë në kompetencë të Gjykatës Themelore Ohër, si gjykatë kompetente vendore për procedurimin e rastit konkret, Gjykata Themelore Penale Shkup”, theksojnë nga Gjykata Penale.

Përveç dënimit me burg, Mijallkov ka pranuar edhe një konfiskim prej gati 36 milionë eurosh.

Më herët, më 1 korrik, edhe biznesmeni i dënuar Orce Kamçev ka hyrë në burgun e Strugës, ku është dorëzuar për të vuajtur dënimin prej një viti, pasi arriti marrëveshje me Prokurorinë. Ai ka paguar edhe rreth 5 milionë euro evazion fiskal./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mijallkov do të vuaj dënimin në burgun e Strugës appeared first on Telegrafi.