Dy migrantë sirianë kanë ndërruar jetë, ndërsa disa të tjerë u plagosën rëndë pasi mbrëmë një veturë “Audi Q7”, me targa të Shkupit, u përplas me një makinë të ndaluar të policisë në autostradën Strumicë – Shtip, rreth qarkores Radovish.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se mbrëmë në orën 22:30 u raportua se në qarkoren Radovish, një veturë “Audi Q7”, e drejtuar nga një person i panjohur, në të cilin po transportoheshin 12 migrantë nga Siria, goditi një veturë të ndaluar të policisë, në pronësi të Ministrisë së Brendshme.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Njëri prej migrantëve ndërroi jetë në vend-ngjarje, ndërsa njëri iu nënshtrua plagëve në Qendrën Mjekësore të Shtipit. Personat e tjerë morën lëndime të rënda trupore, ndërsa një nënpunës policie pësoi lëndime më të lehta trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Shtip. Vendi i aksidentit u vizitua nga prokurori publik dhe nga ekipi I sektorit të punëve të brendshme në Strumicë”.
Edhe pse është kohë pandemie migrantët i janë rikthyer rutës së vjetër ballkanike, nëpërmjet së cilës tentojnë të shkojnë në ndonjërin nga shtetet e Bashkimit Evropian. Vetëm javën e fundit policia ka ndaluar rreth 200 migrantë.
Dy ditë më parë policia arrestoi një 20 vjeçar nga Shkupi, pasi në kamionin që drejtonte po trafikonte 80 migrantë, 79 prej të cilëve ishin nga Pakistan./TV Shenja/
The post Migrantët vazhdojnë ta shfrytëzojnë Maqedoninë e Veriut si vend i transitimit drejt BE-së appeared first on Telegrafi.