Kreu i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski kërkoi që urgjentisht të lirohen nga puna të sëmurët kronikë si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat si dhe punonjësit mbi 60 vjet.

“Ditë e zezë për Maqedoninë. 24 të vdekur nga COVID-19 vetëm për një ditë. Ministër Filipçe, ky nuk është vetëm numër. Janë fate njerëzisht, tragjedi familjare. Ju bëj thirrje bashkë me Zaevin menjëherë të merrni vendim për lirimin nga puna për të gjithë të sëmurët kronikë si në sektorin privat ashtu edhe në sektorin privat si dhe të gjithë punonjësit mbi 60vjet të cilët janë grup i rrezikuar”, thotë Mickoski, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij shteti duhet ta mbajë këtë barë për shkak se jeta e njeriut nuk ka çmim.

“Të mos humbasim më shumë kohë, duhet t’i mbrojmë qytetarët, të shpëtojmë sa më shumë jetë, për shkak se çdo jetë është e rëndësishme”, shkroi Mickoski në ‘Facebook’./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Micksoki: Të lirohen nga puna të sëmurët kronikë dhe të gjithë punonjësit mbi 60 vjet appeared first on Telegrafi.