Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se do të vazhdojë masa e qeverisë për transport publik falas për studentët në Shkup.

Mickoski tha se qeveria në seancën e sotme vendosi të transferojë 120 milionë denarë deri te Qyteti i Shkupit, respektivisht deri te Ndërmarrja për Qarkullim Publik, që të mund të vazhdojë kjo masë dhe vitin e ardhshëm.

“Qeveria në seancën e sotme të rregullt vendosi t’i transferojë 120 milionë denarë Qytetit të Shkupit, respektivisht NQP-së që të mundet që kjo masë pa pengesa të realizohet edhe në vitin e ardhshëm kalendarik.

Ky është një lehtësim shtesë për procesin e arsimit për studentët”, tha Mickoski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Micksoki: Qeveria vendosi që NQP-së t’i transferohen 120 milionë denarë appeared first on Telegrafi.