OBRM-PDUKM-ja tregon se është parti e reformuar e cila ofron shumë kuadro të reja për zgjedhjet lokale në tetor, ndërsa koalicioni qeverisës është nervoz dhe përballet me përçarje dhe probleme në zgjedhjen e kuadrove të reja për kandidatë për kryetarë komunash, deklaroi sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristian Mickovski.
“OBRM-PDUKM dëshmon një kapacitet të gjerë të partisë së reformuar fuqishëm, procesi i reformave përfundon menjëherë pas këtyre zgjedhjeve lokale, OBRM-PDUKM-ja është parti e cila bashkon dhe parti e cila gjerësisht e përfshin ambientin politik në Republikën e Maqedonisë, ndërsa me koalicionin e publikuar me Aleancën dhe Alternativën vazhdojmë të rritemi”, theksoi Mickovski në intervistë për televizionin Sitell.
OBRM-PDUKM-ja, sipas tij, do ta delegjitimojë koalicionin qeveritar, ndërsa pastaj vijon shumicë e re parlamentare, e cila do t’i zgjidhë problemet akute si krimi, korrupsioni, mungesa e reformave, sepse kjo u nevojitet qytetarëve.
Sipas Mickovskit, LSDM-ja po përjeton përçarje gjatë periudhës së kaluar pas së cilës ende nuk mund t’i formojnë listat për kandidatë për kryetarë komunash.
Për sulmet e kandidates për qytetin e Shkupit e cila e fitoi mbështetjen nga OBRM-PDUKM-ja, Danella Arsovska, lideri i partisë tha se janë rezultat i frikës nga humbja.
“Sulmet ndaj Danella Arsovskës nga ana e kundërshtarit tonë politik për qytetin e Shkupit janë rezultat i nervozës dhe frikës nga humbja e cila do të vijojë për LSDM-në më 17 tetor”, tha Mickovski duke paralajmëruar se OBRM-PDUKM-ja do të bëjë fushatë jashtëzakonisht pozitive.
I vjen keq, siç tha, se një kundërshtar politik dhe kandidati i tyre për kryetar të Qytetit të Shkupit ka një fushatë negative, “diçka që nuk ju ka hije njerëzve të cilët pretendojnë ta udhëheqin Shkupin edhe pse këtë e bënin pa sukses gjatë katër viteve të kaluara”.
“Të bëjmë fushatë pozitive, OBRM-PDUKM-ja do të bëjë fushatë pozitive, t’u ofrojmë jo vetëm shkupjanëve por të gjithë qytetarëve në Maqedoni program në të cilin do të mund të vlerësojnë projekte, strategji dhe vizion për zhvillim të komunave. Por për fat të keq në fillim te kandidati i tyre për kryetar nuk premton fushatë të tillë. Ajo është mënyra e tyre, por unë mund t’i porosis që të jenë pak dinjitoz sepse humbja më 17 tetor do të ndodhë, të paktën ta ruajnë pak dinjitetin”, potencoi Mickovski.
The post Mickovski: OBRM-PDUKM-ja është parti e reformuar, ndërsa në zgjedhje shkon me kuadro të reja appeared first on Telegrafi.