Mickoski: Zgjedhje të parakohshme ose bllokim të Kuvendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sot e ka komentuar vendimin e tyre për të bllokuar Kuvendin pas 10 majit, nëse nuk plotësohet kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Mickoski thotë se e vetmja mënyrë për të verifikuar legjitimitetin e Qeverisë aktuale është mbajtja e zgjedhjeve.

“Unë personalisht dhe OBRM-PDUKM në njëqind ditët e kaluara shumë herë kemi bërë thirrje për unitet, kemi bërë thirrje për dialog, që të ulemi dhe të bisedojmë për problemet, për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, por nëse janë vërtet kaq të fortë, nëse thonë se njerëzit i duan ata do të na deklasifikojnë në ato zgjedhje të parakohshme dhe do të kenë një mandat të qartë katërvjeçar për të zbatuar politikat që ata thonë se populli i mbështet, të paktën në deklaratat e tyre partiake”.

“E vetmja mënyrë për të verifikuar se çfarë shkruajnë në deklarata është të dalin në zgjedhje, të marrim guximin dhe të shohim nëse Mickoski ka frikë apo LSDM. Ja, unë nuk kam frikë, them ejani të ulemi të flasim sy më sy, të shkojmë në zgjedhje”, tha mes tjerash Mickoski.

Advertisement

The post Mickoski: Zgjedhje të parakohshme ose bllokim të Kuvendit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy