Mickoski: Zaev mund të premtojë jo 12, por 100 miliardë, por askush nuk do e besojë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Zaev mund të thotë 100 miliardë, ka një thënie – që do të thotë një ton për një person, pra mund të thotë 100, nuk e di pse tha 12 miliardë. Nuk mendoj se dikush në Maqedoni e beson atë që do të thotë Zoran Zaev. Them përsëri se populli është i vetëdijshëm për atë që po ndodh në Maqedoni në 52 muajt e fundit”, tha kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski pas deklaratës duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Koçan.

Mickoski shtoi se në Maqedoni populli është absolutisht i vetëdijshëm për politikat e këqija të ndjekura nga qeveria e LSDM-së dhe BDI-së në 52 muajt e fundit.

“Populli është absolutisht i vetëdijshëm, e kanë treguar në rrethin e parë, do ta tregojnë edhe në rrethinë e dytë. Pra, nuk do të habitem nëse nesër thonë se do të investojnë 100 miliardë, por fatkeqësisht e vetmja gjë që morëm ishin disfatat, krimi, korrupsioni dhe shitja e gjithçkaje që në të kaluarën dikush e pagoi me jetë”, tha Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Zaev mund të premtojë jo 12, por 100 miliardë, por askush nuk do e besojë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy