Mickoski vizitoi familjen e Ile Gocevskit, shoferit të ambulancës së vdiq pasi ndihmoi në natën fatale të tragjedisë me zjarrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeminsitri i Maqedoisë së Veriut, Hristijan Mickoski nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka vizituat familjen e shoferit të ambulancës që ndërroi jetë një ditë pas tragjedisë në Koçan.

Ile Gocevski ndërroi jetë pasi kishte ndihmuar gjatë gjithë natës në transportimin e të lënduarve dhe personave të vdekur drejt spitalit.

Mickoski shkruan:

“Sot vizitova familjen dhe bashkëshorten e Ile Gocevskit – shoferit të ambulancës, i cili me sakrifica e kaloi tërë natën duke i ndihmuar të lënduarit nga tragjedia e Koçanit. Në një kohë kur trishtimi nuk mbaron kurrë, bëma e tij na kujton se guximi dhe humanizmi jetojnë në popullin tonë. Këta janë heronjtë tanë! Ile u largua i qetë, por la pas një shembull që nuk do ta harrojmë. Respekti dhe nderimi im për të. Respekt për të gjithë ata që me vetëmohim u shërbejnë qytetarëve.”

Advertisement

Kujtojmë se nga tragjedia e Koçanit mbetën të vdekur 59 persona.

The post Mickoski vizitoi familjen e Ile Gocevskit, shoferit të ambulancës së vdiq pasi ndihmoi në natën fatale të tragjedisë me zjarrin appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy