Mickoski: Unë nuk do derën kur do të vijnë regjistruesit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski tha se ai nuk do ta hapë derën kur do të vijnë regjistruesit për regjistrim.

Sipas tij, të kota janë kërcënimet e Qeverisë për kallëzime penale për personat që nuk do të hapin derën regjistruesve.

“Unë dhe mijëra qytetarë të tjerë nuk do ta hapim derën. Venko, Zaev dhe drejtori i ESHS-së, Apostoll Simovski le të forcojnë regjistrimin dhe do të shohin se si do të përfundojë. Shëndeti i njeriu nuk ka çmim. Nëse qytetarët ndjehen të pasigurt, nuk duhet të hapin derën. Janë të kota deklarimet se ata që nuk do të hapin derën do të marrin kallëzime penale”, thotë Mickoski.

Ai shton se nuk mund t’i detyrojnë me forcë që të regjistrohen për shkak se forca lind forcë.

Advertisement

“Të shkojmë deri në fund, të shohim se forca e kujt do të fitojë. Ajo e Simovskit dhe Zaevit, ose ajo e opozitës”, thotë Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Unë nuk do derën kur do të vijnë regjistruesit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy