Mickoski: Trajkovski ishte një burrë shteti me vizion dhe një lider që besonte në pajtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot shënohet 21-vjetori i rrëzimit tragjik të aeroplanit që vrau presidentin Boris Trajkovski, bashkë me bashkëpunëtorët e tij dhe ekuipazhin e avionit. Maqedonia atëherë humbi një burrë shteti me vizion, një lider që besonte në pajtimin, stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të atdheut, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski me rastin e përvjetorit të vdekjes së ish-presidentit.

Siç tha Kryeministri, Trajkovski do të mbahet mend për përkushtimin, qetësinë dhe vendosmërinë e tij në momentet më të vështira për vendin.

“Përkushtimi i tij për paqen, bashkëpunimin dhe integrimin janë vlera që mbeten shembull për të gjithë ne sot. Lavdi e përjetshme atij. Maqedonia nuk do ta harrojë kurrë atë”, thuhet në njoftimin e Mickoskit.

Me të njëjtin rast deklaratë ka dhënë edhe lideri i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se Trajkovski ishte një burrë shteti i vërtetë, një politikan pro-evropian, një shembull i lidershipit të guximshëm dhe të mençur.

Advertisement

“Ai do të mbahet mend për përpjekjet e tij për bashkëjetesë, paqe, përparim dhe integrim ndërkombëtar të vendit tonë”, tha deputeti dhe kryetari i LSDM-së./Telegrafi/

The post Mickoski: Trajkovski ishte një burrë shteti me vizion dhe një lider që besonte në pajtim appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy