Mickoski thirrje BE-së: Kërkoj shans korrekt për Maqedoninë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, nga një tubim partiak në Veles ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e liderëve që është caktuar për të mërkurën.

Por, lideri i opozitës maqedonase mbetet në qëndrimin se nuk do të pranojë ndryshime kushtetuese.

“Unë Hristijan Mickoski do të shkoj në takimin e liderëve dhe në emër të shumicës dërmuese të popullit i cili kërkon mbrojtje, do të them se ndryshime kushtetuese, pranim të diktatit bullgar nuk do të ketë. Nuk do të lejoj të shkelen interesat kombëtare. Maqedonia nuk është në shitje”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM.

Lideri i OBRM-PDUKM-së kishte edhe një mesazh për bashkësinë ndërkombëtare. Sipas tij, Maqedonia ka bërë shumë sakrifica në rrugën e saj drejt BE-së, kurse burokratët evropian duhet t`i vlerësojnë përpjekjet e rrugëtimit evropian që konfirmojnë orientimin strategjik.

Advertisement

“Nga faktori ndërkombëtar dhe BE-ja kërkoj një shans korrekt për popullin tim dhe Maqedoninë. Shansi korrekt është sikurse e kanë pasur të gjithë popujt dhe vendet që aderuan në BE dhe për të cilët nuk ishte kërkuar të hiqet vetpërcaktimi dhe që ishin inkurajuar dhe mbështetur në rrugën drejt BE-së”, tha Mickoski.

Mickoski është zotuar se do të bëjë çmos që BDI-ja të shkojë në opozitë kurse është shprehur i gatshëm për ta bërë paktin për unitet kombëtar dhe shtetëror, për të cilin tha se do të jetë shpëtimi për Maqedoninë.

The post Mickoski thirrje BE-së: Kërkoj shans korrekt për Maqedoninë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy