Mickoski thirrje ASHAM-it: Shkenca nuk duhet të etnizohet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij gjatë manifestimit të të 23 Tetorit, Ditës së luftës revolucionare maqedonase, i bëri thirrje Akademisë së Shkencave dhe Arteve (ASHAM) që të kyçet në përpilimin e strategjive shtetërore.

Mickoski në thirrjen e tij drejt ASHAM, tha se shkenca nuk duhet të etnizohet.

“Akademia maqedonase e Shkencës dhe Artit dhe mendjet shkencore kanë qenë të margjinalizuar dhe të orientuar vetëm drejt projekteve të tyre dhe qëllimeve shkencore, por këtë herë duhet të kyçen dhe të ndihmojnë në vendosjen e qëllimeve dhe prioriteteve”.

“Tash e di se dikush në opinion do të fillojë të flasë për akademi të këtillë e të atillë, por për këtë e them të gjithë këtë që e them. Shkenca, qëllimet dhe strategjia, nuk duhet të etnizohen. Qytetarët kanë nevojë për strategji, u ka ardhur në maje të hundës nga udhëheqja e shtetit sot për nesër”, deklaroi Mikcoski.

Advertisement

The post Mickoski thirrje ASHAM-it: Shkenca nuk duhet të etnizohet appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy