Nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi ka komentuar deklaratën e kyeminsitrit të vendit, Hristijan Mickoskit i cili e porositi Ali Ahmetin që të reformojë partinë, madje duke i ofruar edhe ndihmë që të pastrohet nga kriminelët.

Bajrami tha se çdo e mirë kthehet me të mirë, ndaj BDI Mickoskit do të ja kthej shumëfish.

“E dëgjova që tha se dëshiron të ndihmojë në këtë, ky është lajm shumë i mirë, mendoj unë vërtet e falënderoj për qëllimin e tillë për të ndihmuar, dhe çdo e mirë, me të mirë kthehet! Nëse ai mendon mirë për ne, ne do ta kthejmë ndaj tyre shumëfish, por sigurisht do të kemi më tepër punë”, tha nënkryetari i BDI-së, Bajram Rexhepi.

Nga Konventa e OBRM-PDUKM-së ditë më parë Mickoski tha se Ali Ahmeti e gëzon respektin e shqiptarëve, por pse mos ta gëzoi dhe respektin e disa maqedonasve, ndaj sipas tij BDI në opozitë duhet të reformohet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski tha se BDI-së i duhen reforma, Rexhepi: Nëse ai mendon mirë për ne, edhe ne do të ja kthejmë shumëfish appeared first on Telegrafi.