Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp ka folur në lidhje me negociatat për qeverinë e re.
Ai tha se partie e tij vazhdon bisedimet me të gjitha partitë politike për formimin e qeverisë së re, por që fillimisht po pret që të përfundojnë bisedimet në mes LSDM-së dhe BDI-së.
“Le të përfundojnë, le të presim përfundimin e bisedimeve mes LSDM-së dhe BDI-së, të shohim çfarë do të ndodhë në ato bisedime, ndoshta pastaj do të flasim, por principet tona janë të qarta. OBRM-PDUKM-ja asnjëherë nuk do të bisedojë në pozicionin e diktateve dhe kushtëzimeve dhe ne do të bëjmë koalicion në bazë të programit”, tha mes tjerash Mickoski.
I pyetur nëse partia e zhvillon bisedime me koalicionin ASH-AA dhe me Lëvizjen Besa, Mickoski tha po realizohen bisedime me të gjithë dhe se në rast se ka ndonjë zhvillim publiku do të informohet në kohë.
The post Mickoski: Të shohim epilogun e bisedimeve LSDM-BDI, pastaj do të veprojmë appeared first on Telegrafi.