Mickoski: Të kompensohen shpenzimet e pacientëve me Covid-19 që janë trajtuar në spitalet private

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski, tha se OBRM-PDUKM-ja do të mbështes ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore, ku pritet të kufizohen çmimi për trajtim të Covid-19 në spitale private.

Mickoski gjithashtu tha se do të kërkojë që edhe personat që deri më tani kanë shfrytëzuar këto shërbime të mund të marrin kompensim nga Qeveria.

“Jo vetëm se do ta përkrahim, por do të propozojmë që kjo të shpërndahet edhe tek ata pacientë që deri më tani kanë shfrytëzuar shërbimet e spitaleve private, respektivisht nëse kanë dëshmi konkrete t’i parashtrojnë dhe Qeveria t’i kompensojë shpenzimet. Kjo duhet të bëhej qysh në fillim para 14 muajve. Të shohim nëse Venko dhe Zaev do të përkrahin këtë propozim”, tha mes tjerash Mickoski.

Me ndryshimet ligjore të propozuara nga Qeveria, propozohet që diagnostikimi dhe trajtimi i pacientëve me Covid-19 në spitale private të variojë nga 40,000 deri në 305,000 denarë.

Advertisement

 

The post Mickoski: Të kompensohen shpenzimet e pacientëve me Covid-19 që janë trajtuar në spitalet private appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy