Mickoski: Tarifat për Maqedoninë nga SHBA-të janë gabim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fillimisht pritej, tani është një gabim. Për katër ditë dy qëndrime të ndryshme të Qeverisë për tarifën prej 33% që SHBA-ja vendosi ndaj Maqedonisë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se pret që vendimi i Uashingtonit të korrigjohet. Arsyeja, thotë ai, është “gabim i dukshëm apo keqinformim”.

Sipas Mickoskit, bisedimet janë duke vazhduar me ambasadën amerikane, Ministrinë e Ekonomisë dhe kabinetin e Trump, ndërsa tema është diskutuar edhe në Bruksel. Ai nuk ka njoftuar detaje, “procesi është i ndjeshëm”, tha ai.

SHBA njoftoi tarifa 33% për Maqedoninë, 37% për Serbinë dhe 35% për Bosnjën, ndërsa BE dhe Kina do të përballen me përkatësisht 20% dhe 34%. Edhe pse norma është e lartë, qeveria pret një efekt të vogël, pasi vetëm 1% e eksporteve shkojnë në SHBA, por paralajmëron pasoja të mundshme dytësore, veçanërisht nëse BE-ja nuk arrin marrëveshje me Uashingtonin.

Opozita, nga ana tjetër, kritikon “kjo është një tjetër në serinë e disfatës së Qeverisë”, thonë nga LSDM.

Advertisement

Nga LSDM thonë se për momentin, përveç negociatave me përfaqësuesit amerikanë, nuk duhet të ndërmerren hapa të tjerë të nxituar.

Mesazhet e forta të Mickoskit për një lloj normaliteti të ri në të cilin qeveria e tij ishte në perimetrin dhe optikën e administratës së re amerikane ranë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë qeveria, por është jashtëzakonisht shqetësuese që qeveria nuk ka asnjë plan, as vlerësim real se cilat do të jenë pasojat për ekonominë e Maqedonisë./Telegrafi/

The post Mickoski: Tarifat për Maqedoninë nga SHBA-të janë gabim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy