Mickoski: Tani është tepër vonë për një konsensus politik për ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tani është tepër vonë për një konsensus politik për ndryshimet kushtetuese me kryeministrin Kovaçevski. Tani mund të flasim vetëm për një konsensus, e ai janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Nëse ulemi dhe flasim, mund të jetë vetëm datë për zgjedhje, tha sot lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, për ndryshimet e paralajmëruara prej kohësh në Kushtetutë dhe përfshirjen e bullgarëve në preambulë.

Sipas Mickoskit, “Presidenti Stevo Pendarovski aktualisht ka rënë në gjunjë për të marrë mandatin e dytë dhe për ta mbështetur LSDM-në dhe BDI-në”.

“Është një vlerësim i gabuar për të dhe i humbet vetëm fytyra dhe dinjiteti njerëzor. Për ne është e rëndësishme që të jemi të kuptuar nga më shumë se 80% e qytetarëve në Maqedoni. Problemi i tij personal është nëse ai nuk kupton. Nuk më intereson fare nëse më kupton apo jo Stevo Pendarovski”, tha Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Tani është tepër vonë për një konsensus politik për ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy