Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski sot realizoi takim me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njoftojnë nga shtypi i qeverisë.

Në takim, siç theksojnë nga atje, u bisedua për situatën aktuale politike gjendjen ekonomike në shtet, si dhe për avancimin e shtetit drejt rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian.

“Kryeministri i informoi ambasadorët për përkushtimin e Qeverisë për zbatimin e reformave kyçe në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, rritjen ekonomike dhe investimet që duhet ta afrojnë vendin tonë deri te standardet evropiane.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së konfirmuan mbështetjen e tyre për procesin e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe shprehën gatishmërinë për bashkëpunim dhe ndihmë të mëtutjeshme në realizimin e proceseve reformuese”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Takimi, shtojnë nga atje, përfundoi me marrëveshje për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në fusha të ndryshme me interes të përbashkët./Telegrafi/

The post Mickoski takon ambasadorët e vendeve të BE-së: Prioritet i Qeverisë është zbatimi i reformave dhe lufta kundër korrupsionit appeared first on Telegrafi.