Mandatari Hristijan Mickoski sot pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e qeverisë dhe programin e punës së saj.

Votimi për qeverinë e re pritet të bëhet këtë fundjavë. Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00 dhe duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës.

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot njoftojnë se do të mbahet seanca e pestë e saj. Siç thuhet në ueb faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të kësaj seance janë dy pika – Propozim/vendimi për përcaktimin e përbërjes së Këshillit buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Propozim/vendimi për zgjedhjen e kryetarit, anëtarë dhe zëvendës/anëtarë të Këshillit të Kanalit kuvendor.

Për kryetar të Këshillit Buxhetor të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut propozohet Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit, ndërsa për nënkryetar Sanja Lukarevska, kryetare e Komisionit për financim dhe buxhet. Deputetët – Bojan Stojanoski, Eli Panova, Igor Zdravkovski, Lidija Petkovska, Halil Snopçe, Fatmir Bytyqi, Elmi Aziri, Ilir Hasani dhe Borislav Krmov janë propozuar për anëtarë të Këshillit buxhetor./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski sot pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për përbërjen e re të qeverisë appeared first on Telegrafi.