Mickoski: Shtyrja e zgjedhjeve lokale nënkupton shtyrje të problemeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së opozitare, Hristijan Mickoski në paraqitjen e tij të sotme mohoi kategorikisht shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve lokale. Mickoski tha se partitë në pushtet janë të frikësuara nga rezultati i procesit zgjedhor.

“Shtyrja e zgjedhjeve nënkupton shtyrje të problemeve. Mënyra e vetme për t’i dhënë fund të gjitha problemeve të kësaj paaftësie dhe kënete politike, që sot është realitet në Maqedoni, është katastrofa që do t’i ndodhë në zgjedhjet e ardhshme lokale shumicës parlamentare LSDM-BDI. Ata janë të frikësuar dhe e dinë që do të pësojnë debakël në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe me këtë do të hapet rrugë për shumicë të re parlamentare”, tha mes tjerash Mickoski.

The post Mickoski: Shtyrja e zgjedhjeve lokale nënkupton shtyrje të problemeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy