Në fillim të shkurtit do ta fillojmë procedurën me anketa të brendshme për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe do ta përfundojmë me sukses, theksoi sot nga Koçani kryeministri Hristijan Mickoski.

“Ende nuk kemi filluar me realizimin e anketave. Deri më tani ka vazhduar procedura brenda partisë dhe e koalicionit të brendshëm për emërimin e individëve”, tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas dorëzimit të sotëm të çelësave të objektit të ri të dedikuar për familjet në nevojë sociale në Komunën e Koçanit.

Si kryetar i partisë dhe i Komitetit Ekzekutiv, shtoi, e mbajmë të drejtën të propozojmë emra për të cilët mendojmë se duhet të jenë pjesë e këtij procesi në anktetim, jashtë listës së dorëzuar nga komitetet komunale.

I pyetur nëse mund të zbulojë ndonjë emër, Mickoski tha se nuk mund ta bëjë këtë për momentin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Së shpejti do të fillojmë procedurën për zgjedhjen e kandidatëve të mundshëm për kryetarë të komunave appeared first on Telegrafi.