Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se Romët nuk janë “pakicë”, por një popull me traditë të pasur, me muzikë, me gjuhë, me histori, e zakone.

“Romët janë pjesë përbërëse e shtetit tonë. Ata nuk janë “pakicë”, por popull me traditë të pasur, me muzikë, me gjuhë, histori, e zakone.

Ata janë bashkëqytetarët tanë, fqinjët, miqtë, bashkëpunëtorët tanë dhe më e rëndësishmja, qytetarë me të njëjtën vlerë dhe dinjitet si çdo kush tjetër.

Por e vërteta është se komuniteti rom për shumë kohë ka jetuar në margjinat e shoqërisë. Të jemi të sinqertë, pabarazia është reale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ka barriera të sistemit dhe ne marrim përgjegjësi për t’i shembur ato barriera, hap pas hapi, politikë pas politike, projekt pas projekti.

Arsimi është çelësi i përfshirjes. Ne e dimë se arsimi është themeli i çdo shoqërie të begatë.

Prandaj, Qeveria investon në politika të cilat do të sigurojnë një fillim të barabartë për çdo fëmijë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike apo sociale.

Arsimi nuk është vetëm mësim faktesh. Është mësim i vetëbesimit. Është rruga drejt dinjitetit. Është ura që e çon çdo të ri nga margjinat në qendrën e shoqërisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për fëmijët romë, arsimi nuk është vetëm një opsion, por një shpresë. Është përgjigje ndaj brezave të padrejtësisë, mënjanimit dhe harresës”, thotë Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Romët nuk janë “pakicë”, por një popull me traditë të pasur, me muzikë, me gjuhë, me histori, e zakone appeared first on Telegrafi.