Kryetari i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski vlerësoi se renditja e shtetit në vendin e 111-të sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, për vitin 2020 është më e keqja në histori.
Ai tha se kur e ka quajtur pushtetin mafi, shumë njerëz i kanë thënë se ka përdorur fjalë të forta.
“Sipas Transparency International, për sa i përket shkallës së korrupsionit, është në vendin e 111-të më së keqi në histori. Një rënie prej 5 vendeve krahasuar me vitin e kaluar dhe asnjëherë më keq në periudhën e Maqedonisë së pavarur. Ata nuk janë vetëm mafi, këta njerëz mund t’i ketë zili edhe mafia. Më mirë se ne janë Kosova, Shqipëria, Tanzania, Burkina Faso, Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Gambia, ndërsa së bashku jemi me Panamanë dhe Mongolinë. Rënie e gjithsej 45 vendeve në 5 vjet”.
“Pas një rezultati të tillë, dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë nuk është e mjaftueshme, ose Ministrit statist për luftën kundër korrupsionit, është e nevojshme që e gjithë Qeveria të largohet, menjëherë”, qëndron ndër të tjera në profilin në Facebook të Mickoskit.
The post Mickoski: Renditje historike e shtetit sipas indeksit të korrupsionit appeared first on Telegrafi.