Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot para mediave tha se partia më e madhe opozitare gjatë ditës së djeshme ka mbajtur mbledhje dhe është marrë vendim që nga sot të niset procedura për mbledhjen e nënshkrimeve për anulimit të Ligjit për regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave.

“Nga nesër e filmojmë këtë procedurë, ndërsa formalisht mbledhja e nënshkrimeve fillon në fillim të muajit të ardhshëm”, tha Mickoski.

Ai rikujtoi se shteti i Kroacisë është vendi i fundit që ka anuluar regjistrimin dhe kërkoi që ky operacion statistikor të bëhet onlajndhe jo me shkuarje në derë.

“Regjistrimi i kombinuar që po e përmend Zaev do të thotë shkuarje në derë. Ne kërkojmë që kjo të jetë në mënyrë elektronike”, tha Micokski./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Regjistrimi duhet të bëhet onlajn appeared first on Telegrafi.