Mickoski, Radevit: Kërkesa evropiane janë respektimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk i dëgjon më mesazhet e qeverisë. Sipas tij, kohezioni në LSDM-në në pushtet është i ndarë në disa struktura dhe se partia gjoja është e demotivuar.

Mickoski nga komuna e Gjorçe Petrovit tha se kryeministri Dimitar Kovaçevski nuk ka kredibilitet në deklaratat e tij.

Lideri i opozitës ka komentuar edhe deklaratën e sotme të presidentit bullgar Rumen Radev.

“Unë i ndjek deklaratat e Radevit, për të cilat ai thotë se kërkesat janë evropiane, jo bullgare. Kërkesat evropiane janë që të respektohen vendimet evropiane të Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nëse gjithçka zbret në kriteret e Kopenhagës, atëherë zotërinjtë duhet të tregojnë vlera evropiane dhe të respektojnë pakicën maqedonase në Bullgari për të treguar se janë fqinjë të mirë, kështu që pas kësaj do të flasim”, tha Mickoski./Telegrafi/

Advertisement

 

The post Mickoski, Radevit: Kërkesa evropiane janë respektimi i Gjykatës së të Drejtave të Njeriut appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy