Mickoski-Radev: Prioritet janë marrëdhëniet e mira fqinjësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski u takua me presidentin bullgar Rumen Radev në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Pallatin Blenheim në Oksford, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Rumen Radev, në bisedë me kryeministrin Hristijan Mickoski, shprehu shpresën se Republika e Maqedonisë së Veriut do ta përshpejtojë zbatimin e Marrëveshjes dypalëshe për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe marrëveshjet e vendit me Bashkimin Evropian, që do hap perspektivën për fillimin e negociatave për anëtarësim të plotë me BE-në”, njoftojnë nga kabineti i Presidentit bullgar.

Në takimet bilaterale në Londër, kryeministri Mickoski theksoi nevojën e bashkëpunimit rajonal energjetik, “sepse të gjitha vendet e rajonit dhe të Evropës duhet të gjejnë alternativë ndaj gazit rus dhe abuzimit të tij për ndikim politik”.

Në takimin me Radev, ai kërkoi zgjidhje të qëndrueshme të problemit me Bullgarinë. Muajin e kaluar Mickoski tha se përderisa është në detyrë nuk do të dorëzohet para “diktatit bullgar” për ndryshime kushtetuese.

Advertisement

“Prioriteti kryesor i Maqedonisë dhe i Qeverisë së re të Maqedonisë janë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe përfundimisht gjetja e një zgjidhjeje të përhershme dhe të qëndrueshme për problemin që kemi me fqinjin tonë lindor”, theksoi Mickoski në takimin me Radev./Telegrafi/

The post Mickoski-Radev: Prioritet janë marrëdhëniet e mira fqinjësore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy