Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski sot ka pritur në takim Johan Vadeful, nënkryetar i grupit parlamentar qeverisës të CDU/CSU në Bundestag, përgjegjës për çështjet e jashtme dhe të mbrojtjes.

Siç njoftojnë nga OBRM-PDUKM, në takim është biseduar për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike.

Mickoski e informoi Vadeful se shumica parlamentare e LSDM-së dhe BDI-së vazhdimisht i shkel procedurat parlamentare dhe e keqpërdor flamurin evropian për të bartur rregullore ligjore që janë në interes të tyre dhe jo në interes të qytetarëve.

Lidhur me situatën ekonomike, Mickoski theksoi se ekonomia e Maqedonisë është në kolaps total, dhe qeveria aktuale në vend që të jetë e përqendruar në zgjidhjen e kësaj çështjeje kyçe, është fokusuar në krim dhe korrupsion./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Qeveria keqpërdor procedurat parlamentare dhe miraton ligje në interes të saj appeared first on Telegrafi.