Mickoski: Qeveria e re nuk sjell ndryshime, nevojiten zgjedhje të parakohshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

OBRM-PDUKM-ja këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Opozita maqedonase thotë se do t’i shfrytëzojë të gjitha mekanizmat për ta arritur këtë qëllim.

Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickovski tha se formimi i Qeverisë së re nuk do të sjellë ndryshime për vendin.

Ai shtoi se pavarësisht asaj se kush do të jenë kuadrot në kabinetin e ri qeveritar, zaevizmi do të mbesë brenda saj.

“Unë ende nuk mund t’i kuptojë partnerët e koalicionit të LSDM-së dhe deputetëve të LSDM-së se si munden kështu në mënyrë të disiplinuar ta mbështesin Qeverinë e udhëhequr nga BDI.

Advertisement

Kjo është Qeveri e cila do të ketë kryeministër jo legjitim, i cili nuk është ballafaquar me qytetarët në zgjedhje. I cili është i instaluar atje ku është, kanë debakël historik në zgjedhjet lokale.

OBRM-PDUKM është partia politike me numër më të madhe të deputetëve në Kuvend, numër më të madh të kryetarëve të komunave dhe me më shumë këshilltar. Dhe ne kemi shumë mundësi në dispozicion të cilat do ti shfrytëzojmë për të ardhur deri tek zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Hristijan Mickovski, OBRM-PDUKM.

The post Mickoski: Qeveria e re nuk sjell ndryshime, nevojiten zgjedhje të parakohshme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy