Sheqerinska: Do të avokoj për vlerat që forcojnë paqen, bashkëpunimin dhe integrimin mes vendeve anëtare të NATO-s

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e mbështeti kandidaturën e Radmilla Sheqerinskës për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s, njoftoi sot kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili në konferencën e sotme për media iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai theksoi se nuk është sekret se në të kaluarën dhe sot e kësaj dite mund të kenë shumë dallime konceptuale kur bëhet fjalë për të tashmen, duke u marrë me problemet reale, politikat, dallimet ideologjike, sepse vijnë nga familje të ndryshme politike.

Lexo po ashtu
Sheqerinska: Do të avokoj për vlerat që forcojnë paqen, bashkëpunimin dhe integrimin mes vendeve anëtare të NATO-s

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Si Qeveri e kishim sfidën për të marrë një vendim, ajo ishte kush dhe si ta mbështesim për zëvendëssekretar të përgjithshëm të NATO-s, duke pasur parasysh se kishte kandidatë nga disa shtete dhe këtu nuk kishim dilemë. Pse? Së pari, sepse ne shpesh bëjmë thirrje për unitet, bëjmë thirrje për dialog me opozitën dhe nëse thërrisni dhe nuk e bëni, atëherë jeni hipokrit. Pra, ne si Qeveri jo vetëm që e përkrahëm kandidaturën e Radmilla Sheqerinskës, por edhe diskutuam në mënyrë aktive me aleatët tanë”, tha Mickoski.

Kryeministri theksoi se për Qeverinë bashkimi kombëtar dhe interesat kombëtare janë para dhe mbi interesat partiake.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Të kesh një grua maqedonase në këtë rast si zëvendëssekretare të përgjithshme të aleancës ushtarake më të fuqishme dhe më të mirë të organizuar në historinë botërore është me të vërtetë një nder dhe këtu nuk kam pasur dilemë as unë, as ne si Qeveri që kemi qenë të përfshirë në këtë proces se duhet ta përkrahim kandidaturën dhe është përfunduar me sukses”, tha Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Qeveria e ka mbështetur Radmilla Sheqerinskën për zëvendëssekretare të përgjithshme të NATO-s appeared first on Telegrafi.