Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickovski akuzoi sot Qeverinë se shtetin e ka vënë në dispozicion të mafias dhe se po bashkëpunon me narko-bosët e Ballkanit.
Ai tha se pushteti aktual ju ka mundësuar disa trafikantëve të drogës të kenë pasaporta të rrejshme të Maqedonisë, duke shtuar se bëhet fjalë për mbi 100 pasaporta.
“Para disa muajve thash se me shtetin udhëheq mafia, u akuzova se jam shume i ashpër. Asokohe kisha informata, ndërsa sot kam dëshmi për lidhjet e mafies me shtetin. Pushteti aktual shtetin ia kanë vënë në dispozicion mafies. Qeveria po bashkëpunon me narko bosët e Ballkanit. Shteti logjistikë e mafies. Pasaporta të lëshuara nga strukturat policore, por me identitet të vjedhur. Informatat tona flasin se pasaporta të këtilla ka më shumë se 100″.
“Këta mafioz kanë fituar mundësi që me pasaportë legale të ushtrojnë profesionin e tyre. Pasosh të këtillë ka edhe Jovan Vukotiç i cili në Beograd ka pranuar se në Maqedoni në rrugë legale ka fituar pasaportën. Sedat Peker i cili ka kërkesë për letërnjoftim, ai madje figuron në listën zgjedhore dhe ka të drejtë vote në Çair. Ky person ndoshta edhe ka votuar në zgjedhjet e fundit”, tha Hristijan Mickoski.
Ai shtoi se kjo nuk duhet të përfundoj me ndonjë komunikatë të MPB-së dhe arrestimin e ndonjë nëpunësi, por siç tha, duhet të ketë përgjegjësi nga figurat e larta shtetërore.
The post Mickoski: Qeveria bashkëpunon me narko-bosët e Ballkanit appeared first on Telegrafi.