
Kryeministri Hristijan Mickoski sot theksoi se shteti duhet ta bazojë politikën e tij në qëndrimet e SHBA-së si partner strategjik, veçanërisht në momentet kur brenda BE-së ka mosmarrëveshje për çështje siç është buxheti i BE-së.
Mickoski, sot i pyetur nga gazetarët për qëndrimin e Qeverisë për zhvillimet globale, theksoi se qëllimi strategjik i vendit është anëtarësimi i plotë në BE, por në të njëjtën kohë përkujtoi se SHBA-të janë partneri ynë strategjik.
“Ne si vend duhet të pozicionohemi së bashku me partnerin tonë strategjik, jemi të bindur si qeveri se ky është drejtimi në të cilin duhet të ecim ne si vend”, tha ai.
Kryeministri tha se në atë drejtim ishte edhe përkrahja e Qeverisë së Maqedonisë për Rezolutën e dorëzuar nga SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila i referohej trevjetorit të fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës./Telegrafi/
The post Mickoski: Qëllimi strategjik i vendit është anëtarësimi në BE, por SHBA-të janë partneri ynë strategjik appeared first on Telegrafi.