Në një konferencë për shtyp, kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski i bëri thirrje presidentit Stevo Pendarovski që të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme dhe të hartojë protokolle për zgjedhjet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mickoski theksoi se data e parë e mundshme për zgjedhjet është mesi i korrikut. Ai iu drejtua kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për të mos bërë presion për zgjedhje.

“Mesi i korrikut është koha derisa të hartohen protokollet, ndërsa më pas mbërrin misioni i OSBE-ODIHR, dhe 5 korriku nuk është një opsion për OBRM-PDUKM-në”, tha Mickoski, duke shtuar se këto janë dy kërkesat.

Mickoski shtoi se ajo që është kërkuar nga OSBE-ODIHR është vlerësuesit, dhe jo vëzhguesit, sepse ata nuk mund të arrijnë me kohë për 5 korrik. Për këtë nuk vjen në diskutim as 8 korriku./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mickoski: Presidenti të vazhdojë gjendjen e jashtëzakonshme, zgjedhjet në mes të korrikut appeared first on Telegrafi.