Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski në intervistë për Radion e Maqedonisë tha se edhe pse situata duket sikur pa shpresë, e mira do të vijë.

SIpas tij, qytetarët nuk duhet të humbin shpresën për shkak se kohërat e mira do vijnë.

“Edhe pse gjendja është e tillë siç është për shkak të politikave të gabuara të qeverisë aktuale, e gjithë kjo do të përfundojë. Qytetarët ndjehen pa shpresë dhe shohin se si mosdisiplina sundon në shoqëri dhe në institucione. Kjo është për rezultat i politikave të gabuara dhe haousin që e krijuan”, tha Mickoski.

Ai theksoi se së shpejti do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në zgjedhjet e parakohshme kuvendare unë pres mbështetje të madhe për opozitën dhe OBRM-PDUKN-në”, u shpreh Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Pres mbështetje të fuqishme nga populli për ndryshime appeared first on Telegrafi.