Në OBRM-PDUKM nuk ka ndarje, është parti kompakte. Nesër kemi komitetin qendror ekzekutiv të partisë në Ohër dhe aty do të flasim për aksionin e mundshëm politik në raundin e dytë për komunat ku nuk kemi kandidatë, tha për media lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.

Lidhur me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev se nëse nuk e fitojnë postin e kryetarit mund të largohet nga pozita në qeveri, Mickoski thotë se “flokët ujku i ndërron, por karakterin jo”.

“Jemi mësuar me qëndrimet e ndryshueshme të kryeministrit. Nuk do të isha i befasuar nëse ai do të ndryshonte deklaratën e tij pas 31 tetorit. Ajo ditë do t’i ndodhë, njerëzit do ta ndihmojnë të marrë vendimin e duhur, të cilin e kanë thënë një herë”, thotë Mickoski./Telegrafi/

The post Mickoski: Populli do ta ndihmojë Zaevin të marrë vendimin e duhur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";