Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për “Sitel” tha se Qeveria për vetëm 20 ditë çdo familje i ka futu në borxh me mbi 200 euro.
“Nëse e shikoni situatën tani, më saktë më 20 janar, dhe kjo ishte dje rreth 110 milionë euro janë në të kuqe të thesarit të shtetit. Kjo do të thotë se 110 milionë euro më pak para të grumbulluara nga ajo që është shpenzuar apo për të qenë edhe më shumë i saktë më shumë se 200 euro në vetëm 20 ditë i ka borxh çdo familje në Maqedoni, ndërsa fatura e këtij investimi nuk është më shumë se 3 milionë euro të investimeve kapitale diku 186 milionë euro.
Pra, nuk janë vetëm 6 milionë por shumë më tepër, sepse para jepen dhe paguhen në MEPSO, në EMV, dhe e gjithë kjo nuk do të ishte ashtu sikur të dëgjonin atë që u thamë në prill, maj të vitit të kaluar”, tha Mickoski./Telegrafi/
The post Mickoski: Për vetëm 20 ditë, çdo familje e kanë futur në borxh me mbi 200 euro appeared first on Telegrafi.