Mickoski për Kovaçevskin: Dinjitetin ose e ke, ose nuk e ke fare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i OBRM-PDUKM, Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj shakasë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

Mickoski në Facebook i dërgoi një mesazh kryeministrit Dimitar Kovaçevski pas ironisë në Selanik, pasi Rama ia prezantoi Scholz-it atë si “kryeministrin e Bullgarisë Perëndimore”.

“Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke fare. Kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake! Megjithatë, për popullin jo! Ndaloni poshtërimet e shtetit, papërgjegjshmërinë dhe grabitjen e popullit.Është e tepërt!”, ka shkruar Mickoski, pas së cilës edhe një herë ka bërë thirrje për protestë të madhe më 18 qershor para Qeverisë.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me shaka e prezantoi kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovacevski me kancelarin gjerman Olaf Scholz si kryeministër i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

Advertisement

Derisa kryeministri grek ishte duke e prezentuar kancelarin gjerman me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama ndërhyn në moment dhe tregon me gisht se Kovaçevski do të jetë kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”./Telegrafi/

The post Mickoski për Kovaçevskin: Dinjitetin ose e ke, ose nuk e ke fare appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy